SHPENZIMET SHTETËRORE
✤ Kategori financiare që përfaqëson përdorimin me pian të burimeve financiare të buxhetit të shtetit dhe të një pjese të burimeve të vetë ndërmarrjeve për zhvillimin e ekonomisë, për nevojat shoqërore-kulturore, për mbrojtjen e vendit etj. Sh. Sh. përbëjnë një nocion më të gjerë se shpenzimet buxhetore (shih). Ato janë shoqërisht të domosdoshme e të dobishme, janë të planifikuara e të eentralizuara në duart e shtetit, kanë karakter prodhues, real, dhe në pjesën dërrmuese financohen nga buxheti i shtetit pa kusht kthimi. Financimi i Sh. Sh. bëhet sipas disa parimeve e metodave të caktuara, që synojnë rritjen e efektivitetit të përdorimit të tyre. Ato ndryshojnë rrënjësisht nga Sh. Sh. në vendet kapitaliste, borgjeze e revizioniste, që drejtohen kryesisht për mbajtjen e aparatit të shtypjes, për qëllime joprodhuese e në kundërshtim me interesat e popullit dhe për zbatimin e politikës agresive, militariste dhe ekspansioniste imperialiste e socialimperialiste.
(R.Ç.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shpenzimet Shtetërore
[cite]