SHPIKJET DHE RACIONALIZIMET


SHPIKJET DHE RACIONALIZIMET
✤ Veprimtari e gjerë krijuese e klasës punëtore dhe e punonjësve të tjerë për të kapërcyer normat e konceptet e vjetra, që çon përpara prodhimin socialist mbi bazën e përmirësimit të teknikës e të teknologjisë, dhe synon të prodhohen në vend makineri, pajisje, linja e fabrika të plota, të futen në prodhim të rejat e shkencës e të teknikës dhe të përsoset organizimi e drejtimi shkencor i prodhimit. Lëvizja për shpikje e racionalizime nxitet nga kujdesi i punëtorëve, kooperativistëve, specialistëve dhe kuadrove për të vënë interesin e përgjithshëm shoqëror mbi gjithçka, nga ngritja e vazhdueshme e nivelit ideopolitik dhe e aftësive tekniko-profesionale të punonjësve. Udhëhiqet nga organizatat e Partisë dhe mbështetet nga organet shtetërore, ato ekonomike dhe organizatat e masave, detyrat dhe kompetencat e të cilave janë përcaktuar për herë të parë në ligjin e 11.9.1950. Kjo datë është shpallur si Dita e novatorëve dhe ë racionalizatorëve. (M. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shpikjet Dhe Racionalizimet


[cite]