SHPRETKA

Shpretka ndodhet në anën e majtë të barkut, e mbështetur pas stomakut; madhësia e saj është sa ajo e një grushti. Është e formuar nga një lloj indi sfungjeror.

Pjesët kryesore përbërëse të shpretkës janë: palca e bardhë dhe palca e kuqe. Palca e bardhë është e shpërndarë në masën e palcës së kuqe; në të dallohen një shumicë enësh limfatike, në të cilat prodhohen disa qeliza të posaçme që quhen limfocite. Ndërsa hapësirat e palcës së kuqe janë të mbushura me rruaza të kuqe gjaku.

Detyrat kryesore që kryen shpretka janë: të shkatërrojë rruazat e kuqe të gjakut që janë vjetruar e qe kanë dale jashtë përdorimit dhe të prodhojë elemente përbërëse të gjakut, si p.sh. rruaza të bardha. Limfocitet që prodhohen në palcën e bardhë janë pikërisht qelizat që shkatërrojnë rruazat e kuqe të gjakut, të cilat nuk shërbejnë më. Mbeturinat. e këtij veprimi, me anën e venave përkatëse, shkojnë në mëlçinë e zezë, aty përdoren për të krijuar lëngun e tëmthit.

Shpretka shërben njëkohësisht edhe si rezervuar i gjakut. Kur ne kërkojmë të kryejmë ndonjë punë të rëndë dhe sforcohemi shumë, shpretka tkurret dhe fut në qarkullim gjithë sasinë e gjakut që përmban. Ky është shkaku pse në këtë -rast ndiejmë një prerje të dhimbshme në anën e majtë të barkut.

Trupi — Ynë

[cite]