SHTËPIA E PARTISË
✤ U hap si muze në Tiranë në maj 1949, në ndërtesën ku u themelua PKSH më 8.XI.1941. fehte zgjedhur kjo shtëpi e thjeshtë tiranase për vendin e përshtatshëm në një lagje të varfër të kryeqytetit dhe komunistët i bënë disa rregullime: u bë shkalla e drurit për të lidhur dhomën e punës me katin e sipërm ku do të flinin pjesëmarrësit, u hap prapa një derë e fshehtë dhe një vend nën dysheme për dokumentet. Është ruajtur siç ka qenë në ditët e ngjarjes së madhe historike bashkë me orenditë e sendet e tjera: në dhomën ku u bënë mbledhjet paraqiten edhe dokumentet e kohës, në katin e sipërm jepen etapat kryesore të luftës e të përpjekjeve të popullit e të lëvizjes punëtore e komuniste shqiptare, që cuan në themelimin e PKSH.
(K.D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shtëpia E Partisë
[cite]