SHTËPIA—MUZE E KONGRESIT TË LUSHNJËS


SHTËPIA—MUZE E KONGRESIT TË LUSHNJËS
✤ U hap më 1970 në Lushnjë, në ndërtesën ku u mblodh në janar 1920 Kongresi i Lushnjës. Në katin e sipërm është salla ku zhvilloi punimet kongresi. Përmban materialet e dokumentet e tij dhe për jehonën e lëvizjes patriotike e demokratike të mëpastajme, si dhe vepra arti kushtuar asaj.

(K.D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shtëpia—Muze E Kongresit Të Lushnjës


[cite]