
SHTEGU I DHENVE
✤ Qafë në Alpet Shqiptarr (rrethi i Shkodrës), në lartësinë 1775 m. Lidh luginën e Bogës me të Thethit dhe ndan majën e Shtegut (2083 m) në J nga ajo e Zagorës (2088 m) në V. Ka prejardhje tektonike-erozive dhe përbëhet prej shkëmbinjsh gëlqerorë mesozoikë. Në të dy anët është e veshur me pyll ahu dhe pishe të rrallë (rrobull).
(Gj.G.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shtegu I Dhenve
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "SHTEGU I DHENVE" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/shtegu-i-dhenve