SHTYPI I LUFTËS ANÇ


SHTYPI I LUFTËS ANÇ
✤ Menjëherë me themelimin e vet PKSH nisi në ilegalitet veprimtarinë botuese. Ajo shfrytëzoi përvojën e shtypit tonë atdhetar të së kaluarës, veçanërisht atë të grupeve komuniste. Që në nëntor 1941 udhëheqësi i Partisë, sh. Enver Hoxha, së bashku me Qemal Stafën, përgatitën traktin e parë programatik të Partisë. Me këtë nisi botimi i trakteve të ndryshme. Në dhjetor 1941 e në fillim të v. 1942 të gjitha Komitetet qarkore të Partisë nisën botimin e komunikatave periodike operative, të cilat si dhe traktet, vazhduan të dalin gjatë gjithë periudhës së Luftës ANÇ. Më 25 gusht 1942 doli gazeta «Zëri i popullit» (shih), organ qendror i ?KSH, që u pasua nga «Kushtrimi i lirisë» (shih), zss. gazeta «Bashkimi» (shih), revista «Gruaja shqi(shih) dhe një varg revistash lokale të : rganizatave të Frontit e të Rinisë. Me krijimin e -khtrisë së rregullt NÇ lindi edhe shtypi i saj —Bsiv e periodik, buletinet operative, gazetat e rhspit të batalioneve dhe të rinisë, revistat po-hke-ushtarake të formacioneve më të mëdha, rchmet periodike satirike-humoristike etj. Doli rihe një varg buletinesh të organeve qendrore shtypit, traktesh e komunikatash në gjuhë të nuaja, si greqisht, drejtuar popullsisë minoritare greke në Shqipëri dhe italisht e gjermanisht rrajtuar forcave ushtarake pushtuese. Numri i rrganeve periodike të shtypit të Lëvizjes ANÇ i~iti rreth 60.

Ky shtyp u vu në shërbim të popullarizimit rha të zbatimit të programit të Partisë për Lziftëa ANÇ. Ai u shqua nga përmbajtja dhe karskteri popullor luftarak revolucionar. Gazetarët r tij të dalë nga gjiri i popullit, nga revolucioni ihkruan me vërtetësi dhe me frymë luftarake. 3*l Enver Floxha, themeluesi dhe udhëheqësi i hëtij shtypi u bë publicisti më i shquar i tij, lanafilli i traditës së re në gazetarinë shqiptare. Penës së tij të talentuar i takojnë dhjetra trakte, kryeartikuj, artikuj, pamflete, skica etj. U shquan në publicistikën e Luftës ANÇ edhe Shefqet Husaraj, Nexhmije Xhuglini (Hoxha), Nako Spiru, G;ikë Kuqali, Thanas Nano, Aleks Çaçi etj.

Ky shtyp, që shënoi fillimin e shtypit shqiphr popullor, luajti rol si agjitator, propagandist s organizator kolektiv, çoi në popull fjalën e Partisë dhe ngriti masat në luftën kundër pushtuesve fashistë e tradhtarëve të vendit. Ai u bë tribunë e rëndësishme edhe për përpunimin fhe përhapjen e mendimit teorik marksist-lenizist të PK3H. Aty u botuan edhe krijime artishke, që përbëjnë fillimet e letërsisë dhe të artit shqiptar të realizmit socialist.

(L.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Shtypi I Luftës Anç


[cite]