SHTYPSHKRONJA
✤ Ndërmarrje ose punishte e pajisur me makina dhe mjete të tjera për të shtypur libra, gazeta etj. Në truallin e Shqipërisë iëshmohet ngritja e Sh. në shek. XVI. Më 1563 është shtypur një libër në Sh. e vogël të K. Xanetit dhe Shtjefën Shkodranit në Shkodër. yë Fi’ankfurt mbi Majn është paraqitur një libër . botuar në Durrës më 1584 nga Polidorus Kargius. Pranë Akademisë së Voskopojës u ngrit më 1714 Sh. «Shën Lluka», ku u shtypën mbi 50 libra deri më 1769 dhe u bënë përpjekje për të hartuar një alfabet shqip. Dhaskal Todri (shih) nuk arriti të ngrinte një Sh. me shkronjat e derdhura për shqipen. Përpjekje për të sjellë Sh. bëri edhe Naum. Veqilharxhi (shih). Në kushtet e pushtimit osman veprimtarët shqiptarë u detyruan t’i shtypin librat e gazetat në vende të tjera. Vetëm më 1870 administrata osmane ngriti një Sh. në Shkodër për nevojat e veta dhe lejoi më 1871 hapjen e një Sh. fetare për jezuitët. «Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip» (shih) e Stambollit e vuri në programin e saj ngritjen e një Sh. shqipe, por ajo nuk u lejua në Stamboll, prandaj u hap më 1884 në Bukuresht Sh. e shoqërisë «Drita», e eila shtypi veprat e S. Frashërit, N. Frashërit, J.Vretos, K. Hoxhit etj. dhe librat për shkollat e para shqipe. Më parë kishte ngritur një Sh. në Koriliano të Kalabrisë më 1868 De Rada, më 1880 A. Kullurioti për gazetën e tij në Greqi.
Veprimtari të gjerë pati Sh. «Mbrothësia» (shih), ngritur më 1897 në Sofje. Shtypshkronja shqipe më të vogla pati edhe në vende të tjera. Më 1908 u ngrit Sh. «Korça», më 1911-1912 u hapën edhe në Durrës e Gjirokastër, më 1912 në Vlorë. Pas Pavarësisë u ngritën Sh. në Shkodër (1917), Elbasan (1918) dhe me vendosjen e kryeqytetit u krijua «Zgjimi» në Tiranë (më pas «Tirana»). Më 1939 kishte 19 Sh. Kushtet e punës ishin të rënda, makineritë të vjetra, aftësia e prodhimit e vogël.
Gjatë Luftës ANÇ tipografët u lidhën me lëvizjen dhe shtypën ilegalisht materialet e PKSH. Me aksionet e njësiteve guerile u ngritën Sh. ilegale, që punuan në Çermenikë, Kurvelesh e Pezë (shih: Teknika e Partisë). Pas Çlirimit, për të plotësuar nevojat gjithnjë në rritje të masave të gjera për kulturë, për libra e botime të të gjitha llojeve, si dhe për t’iu përgjigjur kërkesave për botime politike, shkencore, arsimore etj. u ngrit Industria poligrafike (shih).
(Gj.D.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shtypshkronja