SHTYPSHKRONJA MBROTHËSIA
✤ U themelua në Sofje (Bullgari) më 1897 me nismën dhe përpjekjet e shumta të shoqërisë «Dëshira». Në krye u drejtua nga Kristo Luarasi dhe Kostë Jani Trebicka. Luajti rol të rëndësishëm në lëvizjen kulturore të periudhës së fundit të Rilindjes Kombëtare. Aty u botuan e u ribotuan vepra letrare, libra shkollorë dhe organe si «Ditërrëfenjësi shqip» (Kalendari Kombëtar), «Drita» dhe «Liri e Shqipërisë». Me zgjerimin e veprimtarisë, ajo u bë në të vërtetë e para shtëpi botuese shqiptare, e cila brenda periudhës 1897-1915 botoi dhe ribotoi 115 tituj, që prej «Kalendarit», abetareve, librave shkollorë e gjer tek vepra nga më të shquarat të letërsisë së Rilindjes, si të Naim Frashërit, Sami Frashërit, Papa Kristo-Negovanit, Spiro Dines, Mihal Gramenos etj. Më 1921 shtypshkronj a dhe Shtëpia botuese «Mbrothësia» u shpërngul dhe nisi të veprojë në Tiranë.
(A.Va.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shtypshkrgnja Mbeothësia