SHUPENZA
✤ Fshat në rrethin e Dibrës (J), në rrugën Peshkopi-Burrel. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Boçevë, Homesh, Kovashicë, Okshatinë, Vlashaj, popullsia gjithsej 4027 banorë. Dëshmohet si vendbanim në shek. XV me emrin Shipanci. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1958. Sh. është qendër e koop. së bashkuar «Lenin», formuar më 1960. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, rriten bagëtitë e imëta. Sh. ka shkollë të mesme bujaësore e 8-vjeçare, shtëpi kulture, spital, shtëpinë e lindjes, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shupenza
[cite]