SHUSHICA
✤ Lumë, dega kryesore e Vjosës, rrjedh në JP të rrethit të Vlorës, me gjatësi 81.6 km, sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 715 km2, lartësi mesatare 540 m dhe rënie 14 m/km. Fillon ndërmjet malit të Thatë e Gjoshnikoshit, në L të fshatit Kuç. Deri në afërsi të tij mban emrin Zhuri i Kuçit, shtrati është i mbushur me zhavore dhe rrallë formon rrjedhje sipërfaqësore, aty dalin edhe disa burime karstike. Poshtë Kuçit, tek Buronjat, ku dalin ujëra më të shumta e të ftohta, pasi derdhet përroi i Thatë, merr emrin Sh. Rrjedha e Sh. ndjek ultësirën ndërmjet vargjeve malore Kurvelesh-Gribë dhe Çikë-Lungarë. Degët kryesore janë në krahun e djathtë: përroi i Smokthinës, i Vajzës dhe i Vllahinës. Deri në Brataj ka shtrat të ngushtë, të thellë. Më poshtë deri në Drashovicë, rrjedh në një shtrat të gjerë deri 80-120 m e me brigje të larta. Poshtë Drashovicës deri në derdhjen në Vjosë në Beshisht endet në një shtrat të gjerë deri 250 m. Ka prurje mesatare 19.8 m3/sek (në Drashovicë). Ujërat e përroit të Smokthinës shfrytëzohen për ujitje dhe për HEC e Smokthinës.
(R.S.)
✤ Fshat në rrethin e Elbasanit (JL), në anën e majtë të Shkumbinit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Iiajdaran, ~Mlizë, Shelcan, Fushë-Buall, Vasjan, Polis (Langaritë) e Polis Valë, popullsia gjithsej 6000 banorë. Në zonën e Sh. ka disa monumente kulture me vlerë (si pikturat mesjetare të Onufrit në Kishën e Shelcanit, pjesa e rrugës Egnatia që degëzohet në Fushë-Buall etj.) Banorët janë shquar me luftërat kundër pushtuesve osmanë. Nga Sh. në dimër të 1943-1944 kaloi një pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ me sh. Enver Hoxha në krye. Në Sh. u ngrit celula e PKSH e zonës së Shpatit në shkurt 1943, u krijua grupi partizan.
Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. Sh. bën pjesë në koop. e bashkuar me ^e* njëjtin. emër, që u krijua më 1971. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, misrit, lulediellit, duhanit, pemëtaria dhe rritja e gjedheve. Sh. ka shkollë të mesme bujqësore, shkollë 8-vjeçare, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale. Pranë Sh. gjendet Busheku, qendër historike dhe piktoreske.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Shushica