Përgatitja e pilafit është mjaft e lehtë dhe mund ta bëjë
kushdo, akoma dhe ata që nuk kanë gatuar ndonjëherë.
Përderisa po flasim se si bëhet pilafi do supozojmë se
jeni fillestarë në fushën e gatimit. Duhet të kini parasysh
se orizi hedh (e rrit) shumë vëllimin prandaj mos u habitni
me sasinë e orizi që do përdorni.

Jemi gati? Fillojmë…

Nuk besoj se duhet tju kujtoj se na nevojtet se në fillim
duhet të kemi blerë një pako oriz. 🙂
Për 4,5 persona na duhen 2 filxhanë çaji me oriz.
Për zjerjen mund të përdorim lëng pule (fshati) ose lëng mishi.
Në rast të kundër nëse nuk kemi mund të përdorim një ose
dy kuba esence me shije lëng pule apo viçi.
Nëse nuk kemi as këto mos e vritni mendjen fare sepse edhe
thjesht me ujë po ta ziejmë shumë e mirë ka për t’u bërë.
Unë për dy filxhanë orizi do të hidhja 4 filxhanë e gjysmë lëng.
Kjo gjysma është në dorën tuaj nëse e doni shumë të fortë orizin
i hidhni 2 masa lëng për 1 masë oriz, por nëse e doni mesatare
fortësinë e orizit shtoni dhe gjysmë filxhan lëng.
Hedhim gjalpin (ose vajin) dhe e lëmë të nxehet pak pastaj hedhim
orizin dhe e trazojmë vazhdimisht për disa minuta derisa orizi të
pas si ngjyre marrë një ngjyrë të njëtrashtshme. Pastaj i hedhim
ujin e nxehtë apo lëngun e mishit, shtojmë pak kripë dhe e mbulojmë
me kapak duke ulur zjarrin e lëmë për nja 15-20 minuta, kjo varet
nga zjarri. Nuk i bejmë asgjë e lëmë të ketë pirë të gjithë ujin dhe
këtë mund ta kuptojmë nga vrimat që do të krijohen në sipërfaqe.
E kontrollojmë me lugë që të mos ta lëmë më tepër nga çduhet se
ngjit në fund dhe digjet, dhe pothuajse mbaruam. Që të mos thahet
pilafi e lëmë mbuluar për disa minuta që ta zbusë avulli dhe që të
mos jetë i qullët. Tani na ka ngelur veç ta servirim. Mund t’i hedhim
gjalpë të tretur, apo ndonjë lloj salce sipas dëshirës. Ka shumë persona
që e duan ashtu siç është pa i shtuar ndonjë salcë

Ju lumshin duart & ju bëftë mirë!

[cite]
Comments
All comments.
Comments