SI PUNON APARATI TRETËS

SI PUNON APARATI TRETËS

Duke përjashtuar futjen e ushqimit ne gojë dhe përtypjen e tij. veprime këto që ne i kryejmë vetë, në mënyrë të ndërgjegjshme. të gjitha funksionet e tjera për tretjen ë ushqimeve kryhen në ‘ mënyrë automatike, pa qenë nevoja që ne të preokupohemi për to. Këto veprime drejtohen dhe kontrollohen nga sistemi nervor autonom. «Urdhrat» që të punojnë kur duhet e sa duhet muskujt e gypit të aparatit tretës, muskujt e stomakut, që të aktivizohen gjëndrat e ndryshme, që të realizohet thithja e lëndëve të dobishme etj., dalin nga sistemi nervor autonom.

Puna që kryen sistemi nervor autonom është në fakt shumë e ndërlikuar, Ajo kryhet në mënyrë automatike, pa ndërhyrjen tonë të ndërgjegjshme. Megjithatë ka raste që gjendja jonë shpirtërore ndikon në punën e organeve të aparatit tretës. Kështu, p.sh., ‘disa njerëz, kur kanë ndonjë shqetësim, ndiejnë dhimbje e kafshime në stomak. Kjo tregon se preokupimet e shqetësimet tona, duke ndikuar në sistemin nervor, tërthorazi ndikojnë edhe në veprimtarinëe atyre organeve që kontrollohen nga sistemi nervor autonom.

Trupi — Ynë

[cite]