
SIIËRBIMI I AUTOTRAKTORËVE DHE I AGREGATËVE
✤ Lloj shërbimi i UP që merret me pajisjen, shfrytëzimin dhe mbajtjen në gatishmëri të përhershme luftarake të autotraktorëve dhe agregatëve në kohë paqeje dhe lufte. Në përbërjen e tij hyjnë depo me pjesë ndërrimi, ofiçina riparimi të palëvizshme e të lëvizshme, nënreparte për tërheqjen e teknikës së dëmtuar, të rregullimit të lëvizjes etj., që bëjnë pjesë në ndërtimin organizativ të njësive (reparteve) dhë të bazave të furnizimit. Ky shërbim u krijua menjëherë pas Çlirimit të vendit me pajisjen e UP me teknikën përkatëse. Në vitet e mëpastajme ai u përsos krahas modernizimit të UP dhe pajisjes së saj me teknikë moderne të kohës.
(J.Da.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Siiërbimi I Autotraktorëve Dhe I Agregatëve
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "SIIËRBIMI I AUTOTRAKTORËVE DHE I AGREGATËVE" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/sii%c3%abrbimi-i-autotraktor%c3%abve-dhe-i-agregat%c3%abve