STKATIGRAFIA
✤ Degë e gjeologjisë që studion formën, vendosjen, përhapjen gjeografike, vijueshmërinë në kohë, bashkëlidhjen dhe marrëdhëniet e ndërsjella të shtresave shkëmbore të kores së tokës. Përdor metoda të ndryshme analizash paleontologjike, përcaktime të moshës absolute etj.
Studimet e para stratigrafike në Shqipëri, të kryera që nga mesi i shek. XIX, si dhe studimet e tjera që u kryen deri në çlirimin e vendit nga gjeologë të huaj, ishin të shkëputura dhe nuk përfshinin tërë vijueshmërinë e shtre3ave shkëmbore që gjenden në Shqipëri.
Pas çlirimit filluan të kryhen studime të mirëfillta e të programuara stratigrafike, që u shtuan sidomos në vitet 60. Përfshinë në radhë të parë formacionet gjeologjike dhe ndarjet e kohës gjeologjike, në të cilat njihen e shfrytëzohen minerale të dobishme.
Studime më të shumta janë bërë për njohjen e S. të Albanideve të jashtme. U studiua S. e molasës neogjenike, flishit paleogjenik dhe formacionit karbonatik të Albanideve të jashtme, S. e molasës terciare të Zonës së Mirditës, etj. Janë kryer edhe studime për S. e shkëmbinjve paleozoikë të Albanideve të brendshme veçanërisht të Zonës së Korabit dhe po studiohet S. e formacionit efuzivo-sedimentar dhe atij karbonatik mesozoik të Zonës së Mirditës. S. zhvillohet si disiplinë mësimore në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave. Ndër studiuesit e sotëm në fushën e S. përmenden Luan Peza, Asti Papa, Hektor Dalipi, Vangjel Melo etj.
(A. P.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Stkatigrafia