SILIQI RISTO
✤ (I882-1S36). Poet dhe publieist patriot e demokrat. Vinte nga radhët e vegjëiisë qytetare. Që në moshë të re hyri në lëvizjen patriotike; ishte anëtar i «Komitetit Shqiptar» për drejtimin e Kryengritjes së armatosur të vitit 1811. Pas Shpalljes së Pavarësisë, më 1913, hashkë me H. Mosin nxori në Shkodër gazetën «Shqypnia e re», ku mbrojti interesat e lëvizjes kombëtare dhe demaskoi synimet e shovinistëve fqinjë. Pas dështimh të Revolucionit të Qershorit 1924 u tërhoq nga jeta politike.
Veprimtarinë letrare R. S. e zhvilloi kryesisht në vitet 1905-1915, në shtypin e kohës me një varg shkrimesh publicistike e krijimesh poetike. Më 1912 botoi librin Pasqyra e clitëve të përgjakëshme, kronikë e ngjarjeve të jetuara gjatë ditëve të Kryengritjes së Malësisë së Madhe. Nga këto ngjarje e mori frymëzimin për vjershat që i kushtohen heroizmit të masave popullore dhe figurave të njohura të luftëtarëve të lirisë. Në një varg krijimesh R. S. pasqyroi aspiratat shoqërore të shtresave popullore dhe zemërimin e tyre ndaj tradhtisë së krerëve feudalë. Vepra e tij më e shquar poetike është poema Mrika në shkangull (1915), në të cilën dënohen normat emoralit patriarkal.
(J. B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Siliqi Risto