SISTEMI FONETEK


SISTEMI FONETEK
✤ Bashkëtingëlloret tingëlluese janë gjithnjë të zëshme. Tingëllueset e shqipes janë: 1) m, n, nj (hundore); 2) r, n (dridhëse); 3) 1,11 (anësore) 4) j (mesore).

Sipas tipareve nyjëtimore sistemi i fcnemave bashkëtingëllore të shqipes mhështetet në kundërvëniet sipas tiparit të vendit të formimit ‘.ë pengesës dhe sipas mënyrës së formimit të pen-

gesës. Veç kësaj, bashkëtingëlloret /1/-/11/ dhe /r/-/rr/ i kundërvihen njëra-tjetrës respektivisht sipas tipareve dalluese të velarizimit dhe të gjatësisë. Xxxx

Siç e tregon pasqyra Nr. 3, bashkëtingëlloret e zhurmëta të shqipes formojnë 4 seri (në klasifikimin e mësipërm shih shtyllat vertikale), që i kundërvihen njëra-tjetrës sipas tipareve të zëshmërisë dhe mënyrës së formimit (p.sh. p-b, f-v) dhe 6 radhë sipas mënyrës së formimit (në klasifikimin e mësipërm shih ndarjet horizontale I, II, III, IV, V, VI).

Disa kundërvënie që formojnë fonemat bashkëtingëilore mbështeten në të njëjtin tipar dallues, duke formuar kështu bashkëlidhje të ndryshme. Sistemi i bashkëtingëlloreve të shqipes njeh tri bashkëlidhje kryesore: a) të zëshmërisë, b) të mënyrës së formimit, c) të hundorësisë. Pasqyra Nr. 2 paraqet ‘bashkëlidhjen e zëshmërisë, sepse tipari dallues që karakterizon një çift fonemash p.sh. /p/-/b/ (e shurdhët e zëshme) karakterizon edhe nëntë çifte të tjera (shih pasqyrën Nr. 2).

Bashkëlidhja sipas mënyrës së formimit përfshin kundërvëniet e bashkëtingëlloreve të zhurmëta mbylltore me shtegoret përkatëse /p/-/f/, /b/-/v/, /t/-/th/, /d/-/dh/, /c/-/s/, /x/-/z/, /ç/-/sh/; /xh/-/zh,/ /k/-/h/.

Bashkëtingëlloret /q/-/gj/ nuk marrin pjesë në bashkëlidhjen sipas tiparit të mënyrës së formimit. Por ato përfshihen në sistem, sepse marrin pjesë në bashkëlidhjen e hundorësisë (në kundërvëniet e bashkëtingëlloreve gojore me hundoret).

Bashkëlidhja e hundorësisë përbëhet prej këtyre kundërvënieve: /b/-/m/,/d/-/n/, /gj/-/nj/. Fonemat /b/, /d/, /gj/ marrin pjesë edhe në bashkëlidhjen sipas tiparit të zëshmërisë: p-d, t-d, m, i, q-gj, nj

Sistemi fonetik e fonologjik i shqipes është studiuar nga gjuhëtarë si A. Dodi, J. Gjinari, studiuesi kosovar R. Ismajli etj. Si trajtesa të posaçme mund të përmenden: Fonetika e gjuhës së sotme shqipe (Tiranë, 1963); Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme shqipe I, Fonetika (Tiranë, 1373).

(A. D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sistemi Fonetek


[cite]