SKENOGRAFIA


SKENOGRAFIA
✤ Gjini e arteve figurative, që krijon dekoret, kostumet rekuizitën e mjedisit ku zhvillohet shfaqja teatrale. Hapat e para të S. në Shqipëri janë hedhur në pjesën e dytë të shek. XIX në shfaqjet që organizoheshin në shkoilat shqipe dhe nga shoqëritë patriotike. S. e grupeve amatore të qyteteve ndërmjet viteve 1912-1944 kishte karakter natyralist etnografik.

Në teatrin partizan gjatë Luftës ANÇ S. improvizohej me mjete rrethanore. S. mori zhvillim të vërtetë pas Çlirimit së bashku me teatrin. Nga karakteri përshkrues në vitet ’50 bëhet profesioniste dhe është realiste (Hysen Devolli «Familja e Peshkatarit», 1955, «Borgjezi fisnik» 1963 etj). Në vitet ’60 në S. u bë një hap cilësor. Ajo bëhet më e figurshme, ideali skenik dhe konvencioni realist hyjnë në funksion ideo-emocional të shfaqjes, ngjyra e ndriçimi janë në shërbim të plotë të veprës dramatike (Agim Zajmi, «Karnavalet e Korçës» 1968, «Cuca e maleve» 1967; «Gjenerali i Ushtrisë së fdekur* 1970; Shaban Hysa, opera «Skënderbeu» 1968, baleti «Halili dhe Hajriax 1970, «Furrnalta» 1979; Ksenofon Dilo; opera «Mrika» etj). Njëkohësisht u zhvillua S. e teatrit të kukullave, të estradës dhe e filmit. Sot për S. punojnë piktorë në të gjitha teatrot dramatike e muzikore, në televizion, në filmin vizatimor dhe në manifestimet e tjera skenike.

(Ag. Za.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Skenografia


[cite]