SLABINJA
✤ Fshat në rrethin e Pogradecit (VP). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Losniku e Somotina. Popullsia gjithsej 1950 banorë. Është fshat i vjetër, ruhen rrënoja e një kalaje të shek. I p.e.r. Banorët morën pjesë aktive në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ u ngrit në janar 1943. Më 23.1.1943 në S. çeta e Mokrës organizoi mbledhjen për pajtimin e gjaqeve. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Sot është qendër e koop. së bashlraar me të njëjtin emër. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive të imëta. S. ka shkollë 8-vjeçare, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Slabinja
[cite]