SOCIALIMPERIALIZMI


SOCIALIMPERIALIZMI
✤ Rrymë

ideologjike, që u shfaq në vitet e Luftës së Parë Botërore dhe që përfaqësohej nga partitë oportuniste të Internacionales II, të cilat morën anën e borgjezisë së vet në luftën grabitqare imperialiste. Lenini e ka cilësuar atë si «socializëm me fjalë, imperializëm me vepra».

Në kohën tonë termi socialimperializëm përdoret për të cilësuar ato vende që pretendojnë se janë sociaiiste, por që në të vërtetë karakterizohen nga tiparet shoqërore-ekonomike të imperializmit dhe ndjekin një politikë tipike imperialiste. Të tilla vende janë sot Bashkimi Sovjetik dhe Kina. Ashtu si imperializmi amerikan, edhe socialimperializmi sovjetik ka vënë në bazë të politikës së tij të jashtme ekspansionin e hegjemonizmin. Strategjia e socialimperialistëve sovjetikë është strategji e një shteti grabitqar imperialist që kërkon të shtrijë hegjemoninë e sundimin e tij në të gjitha kontinent.’i e në te gjitha vendet. Edhe politika e socialimperializmit kinez në të gjitha drejtimet e saj është politikë e një fuqie të madhe imperialiste, politikë kundërrevolucionare e luftënxitëse, që synon të forcojë pozitat e kapitalizmit në vend dhe të vendosë hegjemoninë e Kinës në botë.

(A. Po.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Socialimperializmi


[cite]