SODA
✤ (Na2C03). Karbonat i natriumit, pluhur 1 bardhë që tretet në ujë duke dhënë reaksion alkalin, prodhohet në Uzinën e Sodës (shih) në Vlorë me procesin e amoniakut (procesi Solvay). Si lëndë e parë përdoret kripa. Produkti i mbaruar del nga uzina në trajtë molekulash (Na20O3) pa ujë kristalizimi (në formë anhidër) prandaj edhe quhet sodë e kalcinuar (e pjekur në furrë). Për qëllime tregtimi ambalazhohet në thasë letre ose prej lënde plastike. Amoniaku që nevojitet si produkt ndërmjetës merret nga uzina e plehrave të azotuara «Gogo Nushi» (Fier), kurse gazi karbonik prodhohet në vend, duke djegur gëlqerorë të kodrës së Kaninës me qymyr kok të fiirnizuar nga Komhinati Metalurgjik «Çeliku i Partisë» (Elbasan).
Në kushtet e sotme të zhvillimit industrial në Uzinë një përqindje e mirë S. fitohet edhe me anë të karbonatimit të sodës kaustike (shih).
S. përdoret në shumë degë të industrisë si në ind. e qelqit (Tiranë, Kavajë, Korçë), të sodës kaustike e të komponimeve të tjera të natriumit, të sapunit e pluhurave larës, në përpunimin e tekstileve, zbutjen e ujit, pastrimin e naftës dhe si material pastrues në sektorët e ndryshëm të ind. së lehtë, të tregtisë dhe të ekonomisë komunale. Një pjesë e produktit eksportohet.
Buke qenë vendi ynë i pasur me lëndë të parë (sidomos me kripë guri) dhe me burime energjetike, në të ardhmen prodhimi i S. do të rritet.
(N. L.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Soda