SODA KAUSTIKE


SODA KAUSTIKE
✤ (NaQH). Hidroksid i natriumit, lëndë e ngurtë, e bardhë, amorfe dhe higroskopike, që tretet shpejt në ujë me reaksion alkalin të fortë dhe që në kontakt me lëkurën shkakton plagë të rënda (prandaj quhet edhe kaustike).

Në Uzinën e Sodës në Vlorë fitohet me anë të elektrolizës së solucioneve të kripës, ose edhe në mënyrë kimike duke trajtuar sodën e kalcinuar me gëlqere të pashuar. Produkti i fituar përqendrohet me avullin në gjendje lëngu të trashë me rreth 40% NaOH, ambalazhohet në -fnçi hekuri dhe u shkon fabrikave të sapunit, ind. së përpunimit të naftës dhe ind. ushqimore (të birrës, vajit, verës, qumëshrtit, konservave, pijeve etj.) për pastrimin e enëve të ambalazhit prej qelqi etj.

(N. L.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Soda Kaustike


[cite]