SOFRATIKA


SOFRATIKA
✤ Fshat i Dropullit në rrethin a Gjirokastrës (J), në krahun e majtë të luginës së Drinos. Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin edhe fshatrat: Derviçian (shih), Goranxi (shih) Vanistër, Haskovë, Dhuvjan, Terihat, Go~ ricë, Frashtan, Nepravishtë, Lugar, Grapsh (shih), Peshkëpi, Glinë, Vllaho-Goranxi, popullsia gjithsej rreth 8000 banorë. Si vendbanim S. është e vjetër. Nga gërmimet arkeologjike në L është zbuluar teatri i qytetit Hadrianopol (shih). S. është qendër e KTL Dropulli i Poshtëm. Ka drejtim kryesor bimët e arave, pemëtarinë dhe rritjen e bagëtive të imëta. S. ka shkollë 8-vjeçare, muze, vatër kulture, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sofratika


[cite]