SOJA
✤ (Soja hispide Moench). Bimë barishtore njëvjeçare e familjes bishtajore (LeguminosaeX e ngritur ose kacavjerrëse 30-200 cm e grathët, me gjethe të përbëra nga tri gjethëza vezake eliptike, me lule zakonisht të purpurta të vendosura në vile me fryt bishtajë të varur, me 2-4 fara.
S. është kultivuar që në lashtësi në Lipdjen e Largët; sot kultivohet në të gjitha kontinentet. Për herë të parë në Shqipëri u eksperimentua më 1943, ndërsa nga v. 1974 mbillet në sipërfaqe të gjëra.
Farat e S janë të pasura me lëndë të azotuara rreth 33.58%, yndyrë rreth 20% dhe me vitamina kryesore. Nga 1 kg S. (kokërr) sigurohen 3.400 kalori. S. mbillet si kulturë e thjeshtë për prodhimin e farës ose në bashkëshoqërim me misrin etj. Sot S. ka përdorim në ind. ushqimore, për vajin, sapunin e stearinën, në fabrikimin e glieerinës, të ngjyrave etj. Bërsitë e S. përbëjnë një bazë proteinike të ushqimit të shpendëve e të kafshëve për prodhimin e vezëve dhe të mishit.
(N. Q.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Soja