SOPOTI
✤ Fshat në rrethin e Librazhdit, ndërmjet kanit Gostimë dhe malit të Gaferit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin dhe fshatin Gafar, popullsia gjithsej 610 banorë. Kryeqendër e Gjergj Aranitit në shek. XV, më 1467 u shkretua nga pushtuesit osmanë. Heroizmi i banorëve është ruajtur në këngët e popullit deri në ditët rnna. Ndërmjet S. dhe Vilanit të Polisit ndofhen gjurmët e kështjellës së Kryekorrës, e cila përmendet në një dokument aragonez të v. 1461. Në shek. XIX u rikrijua nga banorët e fshatrave Bërzeshtë, Karkavec, Fanjë dhe Farret si lagje e fshatit Bërzeshtë. Pas Çlirimit u kthye në fshat më vete.

Banorët e fshatit morën pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. Më 1943 u ngrit çeta partizane e S. Gjatë Luftës ANÇ këtu ka kaluar sh. Enver Hoxha. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi me 1967. S. është qendra e koop. së bashkuar. Drejtimi kryesor i ekonomisë është blegtoria. Ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sopoti


[cite]