SORAVA
✤ Fshat në rrethin e Lushnjës (P), në anë të hekurudhës Lushnje-Fier. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Karbunarë e Madhe, Karbunarë e Vogël, Mollas, Kasharaj, Hajdaraj, Lekaj, popullsia gjithsej 6300 banorë. Koop. bujqësore u formua më 1957. Sot S. është qendër e koop. së bashkuar e krijuar më 1966. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithit e të bimëve industriale. Fshati ka shkollë 8-vjeçare, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sorava


[cite]