SOTIRI KRISTAQ


SOTIRI KRISTAQ
✤ (1883-1970). Fotograf, mjeshtër i portretit dhe i peizazhit. Lindi në Mborje. Në Korçë kreu shkollën fillore dhe më pas punoi në një studio, ku fitoi njohuritë e para të fotografisë. U end si i mërguar ekonomik për disa vite në Amerikë, derisa gjeti vend në studion e mjeshtrit Xh. Stekel, në Los Anxhelos (Kaliforni), më pas çeli një studio në Nju-Jork (1918-1919). U kthye në atdhe, në Korçë (1922-1923) dhe hapi një studio ku punoi vetëm me dritë të natyrës. Janë të njohura portretet «Lipësi mandolinist*, cGajdexhiu* etj. I lidhur ngushtë me piktorin V. Mio, u mer dendur edhe me peizazhin. K. S. mori pjesë në një ekspozitë të artizanatit shqiptar në Tiranë më 1931 dhe në Bari të Italisë (1936), ku fitoi medalje. Arkivi me vlerë i K. S. numëron mbi 15.000 negativa në xham dhe në film. Nga fondi i tij janë organizuar tri ekspozita: në Korçë më 1960, dhe në Tiranë më 1974, 1984.

(P. N.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sotiri Kristaq


[cite]