SPAHIU XHAFER
✤ Veprimtar i shquar i Luftës ANC dhe i ndërtimit socialist të vendit, anëtar i KQ të PPSH (1956), nënkryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982). Ka lindur më 5.6.1923 në Gjakovë. Me pushtimin fashist të vendit mori pjesë në lëvizjen antifashiste të rinisë.
Anëtar i RKSH që me themelimin e saj. Për veprimtari të gjerë revolucionare, guxim e vendosmëri, në mai 1943 pranohet në radhët e PKSH dhe në nëntor 1943 zgjidhet anëtar i Komitetit qarkor të Partisë për Tiranën, Dha ndihmesë të çmuar sidomos në organizimin e teknikës së Partisë. U arrestua dhe u internua në kampin e përqendrimit e të shfarosjes të Prishtinës, ku qëndroi i papërkulur para armikut dhe nuk e ndërpreu për asnjë çast veprimtarinë e tij revolucionare.
Pas Çlirimit të atdheut u ngarkua me detyra e funksione të rëndësishme partie e shtetërore: —-nist.ër i Industrisë (1959-1966), ministër i Inijstrisë dhe Minierave (1967-1980), kandidat i Bjrosë Politike në Kongresin VI (1971) dhe sakretar i KQ të PPSH (1966-1970), zv. Kryetar Këshillit të Ministrave (1970-1976), sekretar 1 Presidiumit të Kuvendit Popullor (1980-1982). Kudo ka punuar me ndërgjegje të lartë dhe ka zbatuar me besnikëri vijën marksiste-leniniste të Partisë dhe mësimet e sh. Enver Hoxha. Ka ahënë ndihmesë të veçantë në forcimin e ekonomisë socialiste dhe të pushtetit popullor. Deputet në Kuvendin Popullor nga legjislarara e katërt (1958).
_
(S.V.-M. Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Spahiu Xhafer