SPINARICA
✤ Qytet mesjetar me rëndësi në bregdetin e Adriatikut, buzë kanalit të lagunës së Nartës. Emri ruhet ende në emrin e fshatit Zvërnec të Vlorës, ku në një ishull, gjendet edhe sot një kishë e stilit bizantin. S. kaloi nga sundimi i Bizantit (deri në shek. XII), nën Venedikun, I-Iohenshtaufët, Anzhuinët (në shek. XIII-XIV) dhe ishte më në fund pjesë e Despotatit të Vlorës (shih). S. pati një veprimtari të gjallë tregtare veçanërisht që nga gjysma e dytë e shek. XII deri në gjysmën e parë të shek. XIV. Ajo tregtonte sidomos me drithëra, kripë, hekur, sende ushqimore, drurë, mëndafsh, prodhime luksi. Veneaiku, Raguza, Pula dhe Zara etj. patën në S. konsujt e tyre. Roli i saj tregtar ra në fund të shek. XIV, kur me fuqizimin e principatave feudale shqiptare mori hov tregtia e drithit në lumenjtë e Shkumbinit dhe të Semanit. Pas pushtimit osman më 1417, S. humbi rolin e saj dhe nuk përmendet më si qytet.
(P.B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Spinarica
[cite]