SPIRU NAKO
✤ (1918-1947). Veprimtar i Luftës ANÇ ahe i ndërtimit socialist. Anëtar i KQ të PKSH (1942), Sekretar politik i KQ të RKSH (1942), anëtar i Byrosë Politike të KQ të PKSH (1943), ministër i Ekonomisë dhe kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit (1946-1947). Me ardhjen e misionit ushtarak jugosllav në Shqipëri (1944), u lidh me rrugë agjenturore me të dhe u bë një nga pjesëtarët kryesorë të komplotit antiparti që organizuan emisarët e Titos në Shqipëri në prag të Plenum.it II të KO të PKSPI në Berat (shih). Pas Çlirimit N. Spiru dha ndihmesë për ngritjen e zhvillimin e ekonomisë popullore. Ai luftoi kundër ndërhyrjes dhe punës shkatërrimtare të jugosllavëve në ekonominë tonë, duke zbatuar në përgjithësi drejt vijën e PKSH në ekonomi dhe orientimet e porositë e sh. Enver Hoxha. Por, siç u sqarua më vonë nga Partia, N. Spiru iu kundërvu jugosllavëve jo mbi baza parimore, por kur pa se titistët në vend të tij kishin preferuar K. Xoxen, si njeriun më të përshtatshëm për të realizuar qëllimet e tyre antimarksiste e antishqiptare. Titistët jugosllavë, në këto _ rrethana, dyshuan se mos N. Spiru zbulonte para KQ të PKSH komplotin e ‘Beratit dhe gjithë veprimtarinë agjenturore e komplotuese që kishin organizuar në shpinë të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë, sh. Enver Hoxha, prandaj në. nëntor 1947 e akuzuan atë për «antijugosllav» dhe «agjent të imperializmit». N. Spiru duke mos patur guximin komunist për të zbuluar para Partisë punën agjenturore e komplotiste të K. Xoxes, të vetën dhe të komplotistëve të tjerë në shërbim të jugosllavëve, vrau veten. Me këte akt, në ato momente të rënda ai i solli një dëm shumë të madh Partisë dhe vendit, sepse titistët dhe grupi agjenturor i K. Xoxes e shfrytëzuan këtë për t’u hedhur në sulm frontal për nënshtrimin e PKSH dhe kolonizimin e Shqipërisë (shih: Plenumi VIII i KO të PKSH, shkurt 1948 dhe Plenumi XI i KO të PKSH, shtator 1948.)
(M. Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Spiru Nako
[cite]