SINJALIZIMI DETAR

(deti)

Në marinë flamuri i ngritur majë direkut tregon shtetin të cilit i përket anija. Përveç kësaj flamurët shërbejnë edhe për të bërë sinjalizime. Në këtë rast përdoren flamurë me ngjyra dhe forma të ndryshme nga flamurët e zakonshëm. Sinjalizimet detare kryhen edhe me anë të radios, veçanërisht për largësi të mëdha. Në marinë përdorimi i flamurëve përcaktohet në bazë të disa rregullave. Ngritja e flamurit lart shërben si përshëndetje: ulja e flamurit gjatë një beteje do të thotë se kërkohet ndërprerja e luftimeve. Ka një rregullore ndërkombëtare për përdorimin e sinjaleve që transmetohen me anë të flamurëve. Për çdo gërmë të alfabetit është përcaktuar një lëvizje e veçantë e flamurëve. Anija që nuk ka radio, kur ndodhet në rrezik, ngre dy flamurë.

Qielli – Deti – Toka

[cite]