SPITALET


SPITALET
✤ Institucione shëndetësore mjekuese e profilaktike me shtretër, ku shtrohen të sëmurët për ekzaminim dhe mjekim. S. shërbejnë edhe si baza për përgatitjen dhe kualifikimin e kuadrove mjekësore, zhvillojnë veprimtari kërkimore e shkencore. S. që janë baza universitare quhen S. klinike. Në vendin tonë si rregull S. janë të bashkuara me poliklinikat (shih) dhe funksionojnë si një institucion. Përveç S. të përgjithshme me disa shërbime, ka edhe S. të specializuara vetëm për një shërbim. Një S. ka clisa pavijone. Në S. e mëdha ka një repart vrojtimi, ku shtrohen përkohësisht të sëmurët me diagnozë të papërcaktuar. Për të sëmurët rëndë ka repart reanimacioni, ku jepet një ndihmë mjekësore e shpejtë e kualifikuar dhe e specializuar. Në ndihmë të pavijoneve ngrihen shërbime të ndryshme të centralizuara, për diagnostikimin dhe mjekimin e të sëmurëve, laboratorët, radiologjia, kabinetet elektronike, fizioterapia, blloqet e operacioneve, anatomia patologjike etj. Para Çlirimit në Shqipëri S. ishin të pakëta dhe me kapacitet të vogël, në to mungonte teknika e nevojshme si dhe personeli i specializuar. Në S. kishte 8 shtretër për 10.000 banorë. Ndihma mjekësore ishte në një nivel të ulët shkencor.

Më 1980 kishte 65.3 shtretër për 10.000 banorë. Tashmë në të gjitha rrethet janë ngritur S. me shërbime të ndryshme të specializuara, të pajisura me teknikën mjekësore të kohës, me kuadro të specializuara, që sigurojnë ndihmën mjekësore të kualifikuar dhe të specializuar në çdo kohë.

(C. P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Spitalet


[cite]