SQUFURI
✤ Element kimik, i cili ndeshet në koren e tokës në trajtë minerali të vetëlindur ose i iidhur kimikisht në minerale të ndryshme (sulfure, sulfate, arsenate etj.). S. i vetëlindur zakonisht është kimikisht i pastër. Ka ngjyrë karakteristike të verdhë, dendësi 2.03-2.07, fortësi 1.5-2.5, shkrin në temp. 114-119°C, digjet me tym dhe erë karakteristike. S. ka përdorim të gjerë në degë të ndryshme të ekonomisë sidomos të ind. kimike (për prodhimin e acidit sulfurik), në ind e letrës, të gomës, të lëndëve plastike, të shkrepseve, në ind. ushqimore, në bujqësi . si dizinfektues, në farmaceutikë etj. Në Shqipëri është gjendur S. i vetëlindur në Kërçisht ndërmjet gëlqerorëve, në Selenioë i ndërthurur me lëndë hituminoze etj. S. në trajtë H2S takohet edhe në ujërat minerale të llixhave si në Peshkopi, Elbasan etj. S. i lidhur, kryesisht në trajtë piriti dhe më pak në trajtë kalkopiriti, pirotini, xeherorësh polimetalorë etj., ndeshet sidomos në shkëmbinjtë me prejardhje vullkanike të Zonës së Mirditës si në Qafë-Bari, Spaç, Rehovë, Munellë, Berishë etj. Mbi këtë bazë është ngritur ind. e prodhimit të acidit sulfurik. S. nxirret edhe nga përpunimi i naftës.
(B. O.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Squfuri
[cite]