STATUTET E ESNAFËVE
✤ Rregullore që drejtonin jetën dhe veprimtarinë ekonomike e shoqërore të esnafëve (shih). Në fillim ishin të thjeshta, aty nga shek. XVII lindën statutet e mirëfillta e të plota të’ esnafeve, të cilat u miratuan edhe nga një ferman i sulltan Mustafait III (1773). Me statutet, sistemi esnafor arriti formën më të lartë të tij, duke u mbështetur mbi norma juridike të përcaktuara mirë. S. të E. kishin në shek. XVIII-XIX tabakët (lëkurëregjësit) e Pejës, Prizrenit, Shkodrës, Elbasanit, bakenjtë e Voskopojës, kasapët, furxhinjtë, armëtarët e Korçës.
Statuti më i vjetër e më karakteristik i njohur deri më sot në pjesën evropiane të Perandorisë Osmane është ai i tabakëve të Elbasanit i v. 1657, me një varg normash me karakter ekonomik, organizativ dhe fetar, që ishin të detyrueshme edhe për organet shtetërore. (Z. Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Statutet E Esnafëve
[cite]