STATUTI I KOOPERATIVAVE BUJQËSORE
✤ Akt normativ themelor për rregullimin e marrëdhënieve kooperativiste. Sintezë juridike e politikës së PPSH në fushën e marrëdhënieve kooperativiste. Statuti i parë i kooperativave bujqësore u miratua nga Kongresi I i Kooperativave Bujqësore më 17.2.1949. Statuti tip në fuqi i kooperativave bujqësore është miratuar nga Kongresi V i Kooperativave Bujqësore dhe nga Këshilli i Ministrave më 1968. Ai shërben si bazë për statutet e veçanta të kooperativave bujqësore. Statuti bazë i kooperativave bujqësore të tipit të lartë është miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave dt. 12.7.1971 (ndryshuar me vendimin e Këshillit të Ministrave dt. 16.11.1972).
Statuti tip i kooperativave bujqësore dhe Statuti bazë i kooperativave bujqësore të tipit të lartë përmbajnë rregulla për bashkimin vullnetar të fshatarëve në kooperativë, për pozitën juridike të kooperativës bujqësore, për marrëdhëaiet iiooperativiste, për marrëdiiëniet e kooperativës me shtetin, për shpërndarjen e të ardhurave etj.
(K. Ç.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Statuti I Kooperativave Bujqësore
[cite]