STATUTI I PPSH
✤ Dokument bazë, ligji themelor që rregullon jetën e brendshme të PPSH. Ne S. pasqyrohen në mënyrë të sintetizuar të gjitha parimet dhe normat marksiste-leniniste të ndërtimit dhe të veprimtarisë së Partisë, detyrat dhe të drejtat e anëtarit të Partisë. normat që realizojnë marrëdhëniet e brendshme të Partisë midis organizatave-bazë dhe organeve drejtuese, marrëdhëniet me organizatat e masave dhe organet shtetërore, kushtet e pranimit në Farti dhe të gjitha rregullat e pranimit e të përjashtimit nga Partia. Në hyrje të S. përeaktohen programi dhe qëllimet e Partisë: qëllimi i afërt — ndërtimi i plotë i shoqërisë socialiste, qëllimi i fundit — ndërtimi i shoqërisë komuniste në Shqipëri. Në S. përcaktohet roli udhëheqës i PPSH në të gjithë jetën e vendit politike, ekonomike, kulturore dhe ushtarake. S. miratohet nga organi më i lartë i Partisë — Kongresi. Kjo e bën atë një ligj të përgjithshëm, të detyrueshëm për të gjithë Partinë, komunistët, organizatat-bazë dhe organet udhëheqëse të saj.
Në kundërshtim dhe në luftë me bportunistët e ndryshëm dhe revizionistët modernë, që kanë dalë hapur kundër mësimeve të marksizëm-leninizmit mbi ndërtimin e Partisë së klasës punëtore dhe rolin udhëheqës të saj në revolucion e në ndërtimin e socializmit, PPSH në tërë veprimtarinë dhe jetën e saj është udhëhequr nga këto mësime, i ka zbatuar dhe mbrojtur ato me besnikëri. Që me themelimin e saj PKSH (sot PPSH) u ndërtua si një parti e tipit të ri, mbi bazën e parimit të centralizmit demokratik, të disiplinës, të kritikës dhe autokritikës, të unitetit të çeliktë të radhëve të saj dhe të luftës së vendosur për mbrojtjen e tij. Komiteti Qendror i Partisë gjatë periudhës së Luftës ANÇ dhe në vitet e para pas Çlirimit ka luftuar që të zhvillohej drejt jeta e brendshme e Partisë. Megjithatë, mungesa e Statutit të Partisë pas Çlirimit të vendit, ndërhyrja e revizionistëve jugosllavë në punët e brendshme të Partisë sonë dhe veprimtaria armiqësore e grupit të Koçi Xoxes, ndikuan në shkeljen e parimeve e normave organizative të Partisë dhe si pasojë, vija organizative e Partisë në këtë periudhë u dëmtua rëndë.
S. i Partisë u miratua në Kongresin I të saj. Kjo përbën një moment me rëndësi historike, sepse u ndreqën të gjitha shtrembërimet organizative dhe u rivendosën parimet e normat marksiste-leniniste në jetën e Partisë. Kongreset III, IV, V, VI, VII dhe VIII të Partisë kanë bërë ndryshime e plotësime të nevojshme në S., që janë diktuar nga vetë zhvillimi historik i Partisë, pa prekur në asnjë rast përmbajtjen e parimeve bazë. Ato kanë shërbyer për revolueionarizimin, forcimin dhe rritjen e mëtejshme të rolit udhëheqës të Partisë.
(P. SH.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Statuti I Ppsh