STELUSHI
✤ (Kalaja e Varoshit). Kështjellë mesjetare e shek. XIV në malësinë VL të Matit. pranë fshatit Murrë. Është ndërtuar në një pikë strategjike mbi një majë shkëmbore të mbrojtur. Rrafshi i vogël në J e lidhte me qytetin e poshtëm, Varoshin. Zotëronte njërën nga dy rrugët kryesore që lidhnin Dibrën me Matin dhe me bregdetin e Shqipërisë. V. U rindërtua dhe mori tiparet e një qyteti mesjetar kur u fuqizua prineipata e Kastriotëve. Skënderbeu e mori në dhjetor 1443, e përfshiu në sistemin mbrojtës të vendit dhe kështjella luajti rol në luftërat etij. (H.Sp.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Stelushi
[cite]