STEMA E RPSSH
✤ Shenjë dalluese simbolike e shtetit socialist shqiptar, e vendosur me Kushtetutën e RPSH më 4.3.1946. S. e RPSSH «paraqet një shqiponjë të zezë dykrenore, të rrethuar nga dy tufa kallinjsh gruri, që kanë në majë një yll të kuq me pesë cepa dhe që janë lidhur në fund me kordele të kuqe, ku shkruhet 24 maj 1944» (Neni 107 i Kushtetutës së RPSSH). (S.B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Stema E Rpssh
[cite]