STILLU PANDI


STILLU PANDI
✤ (1914-1970). Regjisor, Artist i Popullit. Lindi në Korçë nga një familje zanatçinjsh. Veprimtarinë si aktor e nisi në vitet 30 në lëvizjen amatore të Korçës. Më 1937-1942 studioi për aktor në Akademinë e Artit Dramatik në Bukuresht dhe një vit për regji. Më 1946 u kthye në Shqipëri dhe filloi punën si regjisor pranë Teatrit Popullor. Së bashku me Sokrat Mion (shih) vuri në . skenë më 1946 komedinë e Gogolit «Martesa». Në

përpjekjet për krijimin e një repertori kombëtar më -1954 P. S. do të verë në skenë dramën e Kolë Jakovës «Toka jonë», e cila shënon një kthesë të rëndësishme në teatrin tonë drejt një konceptimi regjisorial dhe interpretimi me partishmëri, me karakter kombëtar e realist. Këtë rrugë do të ndjekë regjisori edhe në vëniet në skenë të pjesëve të tjera kombëtare. Në vitet 50 do të verë në skenë dramën e L. Kompanjec e L. Kronfeld «Procesi i Lajpeigut» (1955).

Në vitet 60 ndihet një ngritje në krijimtarinë e tij regjisoriale. Arritje e shënuar në krijimtarinë e tij ishte vënia në skenë e komedisë së S. Çomorës «Karnavalet e Korçës» (1964).

P. S. nisej në radhë të parë nga vlerësimi ideor i pjesëve, i jepte rëndësi punës me tekstin, që e thellonte më tej në procesin krijues të shfaqjes dhe vendoste një bashkëpunim të ngushtë midis mendimeve të aktorëve dhe konceptimit regjisorial.

(K. V.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Stillu Pandi


[cite]