STRALLA NAUM
✤ (1903-1972). Ekonomist, pjesëmarrës i Luftës ANÇ, aktivist i shquar i ndërtimit socialist të vendit, Hero i Punës Socialiste. Lindi në Korçë më 1903 në një familje të varfër. Pasi kreu studimet e larta jashtë shtetit, u emërua mësues në shkollën e mesme tregtare të Korçës dhe më vonë drejtor në atë të Vlorës, ku punoi pa u lodhur për edukimin e shëndoshë të brezit të rii dhe përgatitjen e ekonomistëve të mesëm. I pajisur me ndjenja patriotike dhe ide përparimtare, mbrojti me guxim nxënësit revolucionarë nga masat shtypëse të regjimit të A. Zogut.
Gjatë pushtimit italian, luftoi kundër fashistizimit dhe italianizimit të shkollës, dhe pasi u pushua nga puna, vazhdoi veprimtarinë antifashiste në Korçë ku u lidh ngushtë me Lëvizjen ANÇ.
Pas Çlirimit vuri të gjitha forcat e aftësitë intelektuale për rindërtimin dhe ndërtimin socialist të vendit. Në të gjitha detyrat e rëndësishme që iu ngarkuan në bazë dhe në organet qendrore të pushtetit popullor punoi me energji dhe ndërgjegje të lartë, duke dhënë ndihmesë për organizimin, planifikimin dhe zhvillimin e gjithanshëm të ekonomisë socialiste e veeanërisht në përpunimin e politikës së çmimeve. Zbatoi kurdob,erë me besnikëri mësimet e PPSH’ dhe mbrojti interesat e larta të atdheut, duke bërë një luftë të vendosur kundër ndërhyrjeve grabitqare të revizionistëve modernë në ekonominë tonë.
(M. Sh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Stralla Naum