STRATIGO VINÇENC


STRATIGO VINÇENC
✤ (1822-1886). Poet arbëresh. Lindi në Ungër të Kozencës (Itali), mësoi në Kolegjin e Shën Mitër Koronës, ku ishte nxënës i J. De Radës. Mori pjesë gjallërisht në lëvizjet revolucionare çlirimtare të popullit italian nën udhëheqjen e Garibaldit. Pas vitit 1866, i zhgënjyer nga ngjarjet politike të kohës. u kthye në fshat. Vjershat e tij në gjuhën shqipe «Merori», «Bersalieri» dhe «Vajtim mbi vdekjen e atij që nuk ka» dallohen për notat e protestës së hapur kundër pabarazisë shoqërore. Në to u ndikua nga idetë socialiste. Vjersha të tjera të V. S. trajtojnë motivin e dashurisë; disa prej tyre u bënë popullore e këndohen edhe sot. Në vjershën italisht «L’albanese» (Shqiptari) i këndon historisë së Shqipërisë dhe virtyteve të shqiptarit.

(A. Xh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Stratigo Vinçenc


[cite]