
STRATIKO ALBERT
✤ (1863-1927). Historian letërsie, arbëresh. Më 1896 botoi librin Manual i letërsisë shqiptare (Manuale di letteratura albanese), vepër e parë e këtij lloji në historinë e studimeve për letërsinë shqiptare. Në të jepen mjaft gjykime me vlerë për një varg shkrimtarësh arbëreshë ,dhe shqiptarë. A. S. megjithatë, e njihte pak letërsinë e Shqipërisë. Në libër i kushtohet vëmendje edhe folklorit. Vepra dallohet për frymën patriotike dhe demokratike; ajo është ndihmesë me vlerë në studimin e historisë së letërsisë shqiptare. (A. Xh.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Stratiko Albert
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "STRATIKO ALBERT" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/stratiko-albert