STRAVAJ
✤ Fshat në rrethin e Librazhdit (J). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin fshatrat Stranik, Farret, Shqiponjë, popullsia gjithsej 3272 banorë. Fshat i ri, me banorë të ardhur nga fshati Slatinë i rrethit të Pogradecit. Nga ana etnografike bën pjesë në zonën e Mokrës. Këshilli NÇ është ngritur nga mesi i v. 1944. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1966.

Drejtimi i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive të imëta. ilë 1956 filioi shfrytëzimi i pyjeve të pasura të S. dhe u ngritën sharrat. Këtu është ndërtuar adhe një hidrocentral i vogël. S. ka shkollë 3-vjeçare, qendër shëndetësore, shtëpi kulture, muze historik, njësi të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Stravaj


[cite]