STRAZIMIRI ISMAIL


STRAZIMIRI ISMAIL
✤ (1868-1943). Veprimtar i lëvizjes kombëtare e demokratike, pjesëmarrës i Luftës ANÇ. Ishte një nga drejtuesit e klubit «Bashkimi» në Dibër dhe punoi për përhapjen e arsimit shqip. Mori pjesë në kryengritjen e armatosur antiosmane të v. 1910 ahe në kryengritjen e përgjithshme të v. 1912 ishte komandant i çetës, që zhvilloi veprime të armatosura në krahinën e Dibrës dhe çliroi qytetin. Përshëndeti shpalljen e Pavarësisë dhe përkrahu veprimtarinë e Qeverisë Kombëtars të Vlorës. Mori pjesë në luftimet që u zhvilluan më 1913 kundër pushtuesve serbë në Dibër dhe iu kundërvu veprimtarisë tradhtare të Esat Pashës. U burgos dhe u internua nga shovinistët sarbë. Më 1920-1921 luftoi kundër tyre përkrah forcave popullore të komanduara nga Isuf Elezi. Ishte pjesëmarrës i Revolucionit të Qershorit (1924) dhe kundërshtar i regjimit zogist. Më 1943 u bashkua me forcat partizane dhe u dallua për trimëri në luftimet në zonën e Peshkopisë. Ndikoi për bashkimin e pcpullit të Dibrës rreth Frontit Nacionalçlirimtar dhe për shuarjen e hasmërive. Ra dëshmor në luftimet në Sllovë në nëntor 1943.

(K. X.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Strazimiri Ismail


[cite]