STREHA VORFNORE
✤ Institucioni mësimor-edukativ i vetëm para Çlirimit, i hapur më 1917 në Tiranë, për fëmijë jetimë të moshës parashkollore dhe të ulët shkollore. Në të u mblodhën afër 450 fëmijë, megjithëse kërkesat ishin shumë më të mëdha. Mbahej kryesisht me ndihma të popullatës së Tiranës. Nxënësit kishin uniformë, banonin në konvikte dhe mësimet i ndiqnin në disa shkolla të kryeqytetit. Nxënësit e S. V. si mbaronin shkollën fillore,i vazhdonin mësimet në Shkollën Normale të Elbasanit ose në Shkollën Teknike të Tiranës, që kishin edhe konvikte. Te nxënësit dhe mësuesit u përhapën idetë komuniste dhe gjatë pushtimit nazifashist shumë prej tyre kundërshtuan fashistizimin e shkollës dhe morën pjesë në Luftën ANÇ. Nga gjiri i kësaj shkolle kanë dalë Pleronjtë e PopuUit Ali Demi, Mihal Duri dhe shumë dëshmorë.
(Si. T.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Streha Vorfnore
[cite]