STREHIMI
✤ Shërbim komunal për plotësimin e kërkesave të punonjësve të qytetit dhe të fshaiit për banesë. Para Çlirimit S. i popullatës ishte çështje vetjake dhe shteti nuk tregonte asnjë nërkujdesje. Pjesa më e madhe e popullatës në qytet e sidomos në fshat jetonte në banesa të papërshtatshme. Pas Çlirimit shteti ka investuar fonde të mëdha për S. e popullatës. Sot mbi 80% e popullsisë jeton në banesa të reja, të ndërtuara në vitet e pushtetit popullor. Janë ndërtuar qytete e fshatra krejtësisht të reja si Kukësi i Ri, Laçi, Cërriku, Përrenjasi, Memaiiaj, Fushë-Kruja, si dhe qyteza pranë qendrave industriale, minierave, ndërmarrjeve bujqësore etj. Gjatë 40 vjetëve pas Çlirimit nga shteti janë ndërtuar afro 366 mijë apartamente e shtëpi banimi, kurse nga vetë popullata janë ndërtuar mbi 218 mijë banesa vetjake, nga të cilat mbi 205 mijë në fshat. Vetëm gjatë pesëvjeçarit të gjashtë (1976-1980) u ndërtuan rreth 56.400 apartaanente e shtëpi të reja, banimi. Më 1981-1983 u ndërtuan 44.051 apartamente e shtëpi të reja, nga të cilat 23.623 nga shteti dhe 20.428 nga vetë populli nga këto 19.728 në fshat). Qiraja në Shqipëri është shumë eulëtdhenukpësonngritje. Në pesëvjeçarin e shtatë parashikohet të ndërtohen 80.000 apartamente e banesa të reja, prej të cilave 50.000 apartamente të reja do të ndërtohen nga shteti në qytete, qendra industriale e ndërmarrje bujqësore, ndërsa 30.000 banesa do të ndërtohen nga vetë populli. në qytete e sidomos në fshat.
Krahas ndërtimit të banesave të reja, kujdes tregohet edhe për të ruajtur banesat vetjake si në qytet ashtu edhe në fshat. Shteti ndihmon ata që kanë banesa vetjake me kredi. Kreditë me afat të gjatë (15-20 vjet) jepen nga shteti me kushte shumë të favorshme për qytetarët. Përveç kësaj ndërmarrjet e posaçme të shërbimeve komunale kryejnë punime meremetimi të banesave vetjake. Një rrugë e veçantë është ndërttmi i hanesavë me ndihmesë vullnetare (shih). Me rritjen e ritmeve të ndërtimit të banesave të reja dhe me punën që bëhet për ndërtimin, ruajtjen dhe nieremetimin e banesave vetjake nga viti në vit bëhen hapa përpara për zgjidhjen e plotë të problemit itë S.
(Si. Ç.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Strehimi