STRELCA
✤ Fshat në rrethin e Korçës (VP), në rrëzë të malit të Lenies. Qendër e fshatit të bashkuar ku përfshihen edhe fshatrat Selea, Velçan e Mesmal (Krushovë) popullsia gjithsej 3200 banorë. Gërmimet arkeologjike kanë zbuluar një vendbanim të lashtë ilir të mijëvjeçarit I p.e.r., me interes për kulturën e Devollit. Këshilli NÇ u ngrit në nëntor 1942 dhe njësiti gueril në dhjetor 1942. Këtu janë zhvilluar luftime të ashpra kundër forcave gjermano-balliste. S. është qendër e koop. së bashkuar. Drejtimi kryesor i ekonomisë është rritja e dhenve, dhive, lopëve e njëthundrakëve. S. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi-muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare dhe komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Strelca
[cite]