SUKTHI I RI


SUKTHI I RI
✤ Qendër e banuar punëtorësh të bujqësisë në rrethin e Durrësit, në fushën e Erzenit të mesëm, 10 km në VL të Durrësit, gjatë rrugës Durrës-Tiranë. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Maliq Muço, Kullë, Hamallaj, Rrushkull, 1 Vadardhë, popullsia gjithsej 8554. S. i Ri njihej me emrin Sukth Ismailaj që në mesjetë. Fshatarët morën pjesë në kryengritjen fshatare të Shqipërisë së mesme. Më 1926 tokat e Sukthit dhe fshatrave përreth (5000 ha) u morën në koncesion nga shoqëria kapitaliste italiane EIAA, që solli kolonë italianë dhe i shpronësoi e i shpërnguli me dhunë fshatarët, një pjesë e të eilëve u detyman të punonin si argatë. EIAA ngriti në S. një fermë, që ka qenë më e madhja e këtij Uoji në vendin tonë. Fshatarët dhe punëtorët e fermës morën pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. U çlirua më 14.11.1944. Më 10 dhjetor 1944 pronat e EIAA-s u shtetëzuan. U ngrit Ferma Shtetërore e Sukthit, sot NB «8 Nëntori», që ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të hukës e rritjen e lopëve. Është e zhvilluar vreshtaria, dhe pemëtaria. S. i Ri ka shkollë të mesme bujqësore, muze, pallat kulture, qendër shëndetësore, fushë sportive, rrjet tregtie dhe shërhimesh komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sukthi I Ri


[cite]