SULI
✤ Rrethinë etnografike në krahinën e Çamërisë, në lartësi 600 m mbi nivelin e detit,

midis maleve Murgo dhs Zevruho, në luginën e Lumit të Zi (Akeroni i vjetër). Në faqet e thepisura të malit Murgo gjendeshin fshatrat Suli, Sanovina, Qafa dhe Avoriku, ku mund të shkohej vetëm nëpër një rrugë të ngushtë dhe të vështirë, që kalonte mbi humnerën e lumit dhe të fshatit Galiqi. Deri në shek. XIX banorët e S. merreshin me blegtori e më pak me bujqësi. Veçoritë gjuhësore, zakonet dha traditat folklorike i kishin të njëjta me popullsinë tjetër të Çamërisë (shih). Burrat vishnin fustanellë, ndërsa gratë këmisha të gjata e përparje.

S. ka qenë vatër e qëndresës së shqiptarëve për liri e pavarësi. Pas konfliktit të ashpër me Ali Pashë Tepeienën (shih), malësia e S. e humhi autonominë e vet dhe filloi rrënimi dhe braktisja e fshatrave. Suljotët dhanë ndihmesë të madhe edhe në luftën e grekëve për liri, në të cilën u shquan udhëheqësit popullorë Marko Boçari, Kiço Xhavella etj.

(A. Do.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Suli


[cite]