SULMI MBI DIBËR


SULMI MBI DIBËR
✤ (31.7.-2.8.1944). Luftimi i parë mësymës për çlirimin e qyteteve të fortifikuara gjatë mësymjes së D I S në Shqipërinë e Mesme e të Veriut (shih). U krye nga forcat e Br. I S, Br. I kosovare, Br. I Maqedonase me një efektiv rreth 2000 luftëtarë.

Luftimi u drejtua nga një shtab operativ. Në Dibër mbroheshin rreth 1500 gjermanë e reaksionarë që kishin kryer punime fortifikuese. Partizanët pas 3-4 orë luftimesh të ashpra, pushtuan pjesën më të madhe të qytetit, duke e detyruar armikun të mbyllet në rajonin e fortifikuar të kazermave. Këtu ai u sulmua përsëri dhe gjatë natës duke u gdhirë 2 gushti u fu~ tën në luftim edhe tre batalione të Br. IV S. me të cilët ishte edhe anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH, shoku Hysni Kapo. Në agimin e 2 gushtit u vendos që të ndërpriteshin luftimet, për shkak se njësitë e DIS u ngarkuan nga Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH me detyra të tjera. Megjithëse qëllimit të luftimit nuk iu arrit, armikut iu shkaktuan humbje të ndjeshme, forcat partizane fituan përvojë për luftën në qytete të fortifikuara. Komanda e forcave gjermane i ka vlerësuar luftimet në Dibër, si një sulm të organizuar në mënyrë të gjerë kundër një qendre të mbrojtur me plan nga forcat gjermane.

(K. C.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Sulmi Mbi Dibër


[cite]